Sherri me thika mes disa adoleshentëve/ Dalin pamjet nga shkolla në Gramsh ku 15-vjeçari humbi jetën

vovalbania May 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri me thika mes disa adoleshentëve/ Dalin pamjet nga shkolla në Gramsh ku 15-vjeçari humbi jetën

Pamjet që po shikoni vijnë nga shkolla ku dhe ndodhi vrasja. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”. Siç shihet dhe në pamje, oborri i shkollës është rrethuar me shiritat e verdhë.

Sherri me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh solli vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë, i identifikuar si Fatjon Bici. I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE