600 të dënuar do të kalojnë festat pranë familjes, qeveria miraton projektligjin e amnistisë!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
600 të dënuar do të kalojnë festat pranë familjes, qeveria miraton projektligjin e amnistisë!

Qeveria ka miratuar projektin për amnistinë i cili ka kaluar në Kuvend. Kështu bëri me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

 “Përfitojnë rreth 600 të dënuar, që do të kenë mundësi të kalojnë festat pranë familjarëve. Projektligji do të ndjekë procedurën, dhe pasi të marrë votën e deputetëve do të komunikojmë edhe më Presidentin që të ketë një dhënie të pëlqimit paraprak. Janë gratë dhe të miturit qe do të kenë një mundësi që t’i kthehen rehabilitimit”, tha Manja.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen me Italinë dhe dërgimin e saj nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se marrëveshja s’ka si të jetë anti-kushtetuese, pasi ka kaluar të gjitha filtrat pasa se të nënshkruhej nga dy kryeministrat.

‘Qëndrimi jonë dhe i kësaj marrëveshje e është e drejta e gjithë kujt ta çojnë në GJK. Por nuk ka si të jetë anti-kushtetuese kur ka kaluar të gjitha filtrat me palën italiane. Kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga të dy kryeministrat.’- tha Manja.

Sa i takon çështjes Beleri dhe akuzave të Sali Berishës në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, Manja tha:

‘Në fakt të thamë të drejtën sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën pasi ka humbur sensin e kohës dhe të realitetit. Çështja Beleri është çështje që i takon drejtësisë edhe sa i takon çështjes së fundit. Në vendimin e Gjykatës së Lartë e keni arsyetimin e saktë që ka të bëjë me arsyetimin ligjor që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë. Berisha ka kohë që është jashtë realitetit.’- tha Manja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE