“Më ktheu përgjigje shkurt, pas disa ditësh”/ Jori sqaron marrëdhënien me Luizin dhe Kiarën: Nuk i mbaj dot me zor…

vovalbania May 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ktheu përgjigje shkurt, pas disa ditësh”/ Jori sqaron marrëdhënien me Luizin dhe Kiarën: Nuk i mbaj dot me zor…

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Jori Delli tregoi disa detaje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku zbuloi marrëdhënien që ka me çiftin Ejlli.

Ajo tha se me Luizin janë takuar një ditë përpara emisionit “Më lër të flas”, ku edhe kanë diskutuar.

“Nuk jam bashkë me Luizin. Kur kam qenë brenda nuk e kam ngacmuar fare. Pse si merrni ato klipet kur i them e kam si vëlla. Nuk flas, por e pashë dje për herë të parë tek takimi. Bëmë disa muhabete”, tha Jori.

Por e kundërta ka ndodhur me Kiarën, ku ish-banorja shprehu se nuk kanë folur, ndërsa një herë që i ka shkruajtur i ka kthyer përgjigje shumë shkurt.

“Me Kiarën nuk kam marrëdhënie. Nuk i mbaj dot me zor me njerëzit. Pasi i shkruajta më ka kthyer përgjigje shumë më mbrapa dhe shkurt. Por them se janë shumë të ngarkuar me punë”, u shpreh ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE