Çfarë mendimi ka Deborah Keçi për vlerësimet dhe kritikat e jurisë në rrugëtimin e saj në “DWTS”?

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një mbrëmje mes yjesh të vërtetë/ Ja si u vlerësuan performancat e konkurrentëve në “Dancing With The Stars”!

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” ditën e sotme kanë qenë Deborah Keçi dhe Niko Spiro, çifti i cili javës që kaloi përfundoi rrugëtimin në spektaklin “Dancing With The Stars”. Ata arritën që për shtatë javë të provonin disa disiplina të ndryshme kërcimi dhe të jepnin makismumin e tyre me performancat dhe padjeshkat e vështira.

Me komentin e cilit prej anëtarëve të jurisë Deborah nuk ka mbetur të kënaqur?

Unë besoj që të gjitha performancat tona janë vlerësuar më pak se sa kemi merituar dhe nuk e di arsyen për këtë. Unë mbaj mend që edhe tek ‘salsa’ na kanë dhënë 22 pikë dhe ajo nuk ishte për aq pikë. Edhe tek valsi na kanë dhënë 22 pikë dhe prapë nuk ishte për 22 pikë krahasimisht edhe me performancat e tjera sepse kemi parë valse që ishin shumë herë më të thjeshta dhe kanë marrë nga 27-28 pikë.  Unë besoj pak që edhe janë ndikuar nga komentet. 

Cilin nga kërcimet ka pëlqyer më shumë Deborah-s?

Kam shijuar më shumë tango-n dhe ‘jive’-in. Unë kam përshtypjen që Deborah rrinte më mirë tek kërcimet standarte dhe jo ato latine. 

Deborah ka shtuar se:

Një nga arsyet se pse unë pranova ftesën në “Dancing With The Stars” ishte për të treguar që ndonjëherë edhe nëse nuk je njeriu më i talentuar me punë arrihet dhe besoj që kam arritur diçka. Unë e kam thënë shpesh që kam shumë besim tek puna dhe vullneti për t’i arritur gjërat. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE