Shifrat marramendëse! Ja sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në Instagram, rekord edhe ish-banorët e tjerë të “BBV”

vovalbania May 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shifrat marramendëse! Ja sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në Instagram, rekord edhe ish-banorët e tjerë të “BBV”

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2” ish-banorët kanë nisur të influencojnë me rrjetet e tyre sociale, tek të cilat janë shtuar shumë ndjekës për shkak të ndikimeve që programi ka pasur.

Por tashmë postimet në Instagram janë kthyer në një përfitim për ta, ku regjistrohen shifra marramendëse. Deri më tani sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.

“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së.

Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.

“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhet e tjerë”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47615 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE