Britney Spears pritet të japë intervistën e saj të parë dhe të ‘trazojë ujërat’!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britney Spears pritet të japë intervistën e saj të parë dhe të ‘trazojë ujërat’!

Së fundmi ikona e muzikës është vënë përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të konflikteve me ish-bashkëshortin e saj për deklaratat e bëra në lidhje me fëmijët, të cilët nuk e duan nënën e tyre.  E mesa duket telashet nuk kanë fund për këngëtaren e njohur, por gjatë këtyre ditëve po qarkullojnë lajme se Britney do të japë një intervistë që do të trazojë ujrërat.

Pas intervistës që arriti të sigurojë nga Princi Harry dhe Meghan Markle, Oprah Winfrey po bëhet gati të presë një tjetër të ftuar të rëndësishme, që ka shumë për të thënë. Bëhet fjalë për Britney Spears, e cila dëshiron të nxjerrë në pah të gjithë të vërtetën për kujdestarinë dhe qëndrimin e familjes së saj.

Would you watch Britney's Meghan Markle-style Oprah interview? https://t.co/I8tJJv05W2

— OK! Magazine (@OK_Magazine) August 17, 2022

Një burim pranë këngëtares tha për “OK!” se ylli i famshëm është e tërbuar me prindërit e sidomos me të atin dhe atë që ai përfaqëson. Por përveç kësaj, ajo kërkon t’i japë përgjigje edhe ish-bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të saj, Kevin Federline, i cili nuk e ka mbështetur fare gjatë gjithë këtyre viteve.

Madje, në një intervistë të fundit që ka dhënë, ajo ka deklaruar se djemtë e tyre Sean Preston 16-vjeçar dhe Jaden James 15-vjeçar nuk duan ta shohin nënën e tyre, ndërsa këngëtarja i ka mohuar këto pretendime.

“Ajo është shumë e zemëruar dhe e gatshme për t’ju kundërpërgjigjur Kevin. Kohët e fundit kanë ndodhur shumë gjëra që kanë shkaktuar këtë reagim,” tha burimi, duke shtuar se këngëtarja zgjodhi Oprah sepse i pëlqente mënyra se si iu afrua Sussex-ëve dhe u dha atyre hapësirë ​​për të thënë të vërtetën e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE