Digjet shtëpia e këngëtarëve Mihrije Braha dhe Naim Abazi
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Digjet shtëpia e këngëtarëve Mihrije Braha dhe Naim Abazi](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/05//digjet-shtepia-e-kengetareve-mihrije-braha-dhe-naim-abazi.png)
Shtëpia e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.
“Po është djegur po kemi kemi shpëtuar mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi për Express.
I pyetur se cili mund të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.
Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.
Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.