Nuk ndalen tensionet në Veri të Kosovës, sërish të shtëna me armë zjarri në Leposaviç

vovalbania May 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ndalen tensionet në Veri të Kosovës, sërish të shtëna me armë zjarri në Leposaviç

Situata në Veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Të shtëna me armë janë raportuar në  Leposaviç.

Policia ka rrethuar zonën pas raportimit për të shtënat me armë. Ndërkohë autoritetet kanë strehuar gazetarët pas një autoblindi.

Policia është futur në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, ndërsa kryetari i Zveçanit ka hyrë në objektin e Komunës.

Më herët, dhjetëra serbë janë mbledhur edhe para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës.

Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz-lotsjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48869 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE