“Kurioze jam a do…”, Einxhel reagon ashpër pas koncertit të Nikos Vertis

vovalbania May 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kurioze jam a do…”, Einxhel reagon ashpër pas koncertit të Nikos Vertis

Një nga emrat më të njohur të muzikës greke, Nikos Vertis mbajti dy ditë më parë një koncert në stadiumin “Air Albania”.

Por një personazh i njohur ka shfaqur kundërshtimin e saj për këtë koncert. Fjala është për ish-konkurrenten e BBV1, Einxhel Shkira.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë disa pyetje mbi ardhjen e Vertis në Tiranë.

“Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo. Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë? Ok s’dinë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ia dinin këtij Vertisit? Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj”, ka shkruar Shkira në rrjete sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE