EKSKLUZIVE/ Zbulohet data e dasmës së Arbanës së Eduartit, ja detajet nga ceremonia e veçantë

vovalbania May 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
EKSKLUZIVE/ Zbulohet data e dasmës së Arbanës së Eduartit, ja detajet nga ceremonia e veçantë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen në datën 17 qershor. Lajmi bëhet me dije nga burime ekskluzive për Vip Magazine. Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit, do të zhvillohet në Toskana, Itali.

Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë, ndërkohë që pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Moderatorja ka ndarë ditën e djeshme dhe foto ku shihet bashkë me djalin e saj Jonin dhe babanë e saj, duke zgjedhur veshjen e tij për dasmën speciale.

Armand Peza, drejtuesi i agjencisë së eventeve që Arbana dhe Edi kanë zgjedhur për ditën e tyre të veçantë ka treguar se dasma e tyre do të jetë përrallore, por me një rreth të ngushtë njerëzish të afërt.

“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët.

Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”, tha ai pak kohe me pare per TAR.

Në media është përfolur se ndër artistët e zgjedhur për të kënduar në dasmë, është pikërisht Ylli Limani. /Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE