“Ishte thjesht një show televiziv”, themeluesi i Acromax flet për gjyqin e këngës “Të ka lali shpirt”

vovalbania May 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ishte thjesht një show televiziv”, themeluesi i Acromax flet për gjyqin e këngës “Të ka lali shpirt”
“Ishte thjesht një show televiziv”, shprehet themeluesi i Acromax për gjyqin e këngës “Të ka lali shpirt”

Çështja konfliktuale midis Mandi Nishtullës dhe Silva Gunbardhi për të drejtat e autorit të këngës “Të ka lali shpirt” u bë një nga temat më të diskutuara të portaleve vitin e kaluar.

Pas akuzave të shumta për përgënjeshtrime midis njëri-tjetrit, dyshja u përplas në emisionin “Shihemi Në Gjygj” në TV Klan. Duke qënë se kjo seancë “gjygjesore” mori audiencë televizive të lartë, ka patur spekulime rreth vërtetesisë së konfliktit. Gjithashtu mënyra e komunikimit te tyre gjatë seancës i shtoi dyshimet në publik. Pas debateve të shumta, Mandi vendosi ta mbyllte seancën duke i puthur dorën Silvës, një veprim të cilin nuk ndodh shpesh ta shohim midis dy personave që akuzojnë njëri-tjetrin.
Kjo tematike u diskutua sërish në emisionin “Ditë pas Dite” me moderatore Fjodora Fjora ku i ftuar ishte themeluesi i Acromax, Aldor Nini.

Ai konstatoi se gjyqi i tyre ishtë nje gjyq televiziv. Pra një gjyq jo i ndjekur në mënyrë profesionale në institucionet përkatëse por një pseudo-gjyq i shkaktuar për të krijuar show dhe klikime.

Për sa i përket vazhdimësisë së këtij konflikti, Aldor Nini deklaroi se është duke punuar për të gjetur një rrugë të përbashkët midis dy palëve, në mënyrë që secili të jetë i kënaqur nga të drejtat që do të gezoj.

Hiti “Të ka lali shpirt”, i publikuar 10 vite më parë në kanalin Arkiva Shqip, ka qenë padyshim një nga veprat e artistëve shqiptar që mori përmasa botërore. Klipi aktualisht është 690M views duke u futur në TOP 3 të këngëve më të klikuara shqiptare. Vepra të permasave të tilla bëhen shpesh objekt konfliktesh për sa i perket të drejtave të autorit dhe çështjeve financiare, por ne shpresojmë që me ndihmën e Acromax, kompanisë ku ata kanë publikuar kengën e tyre, dy kolegët të jenë sa me afër zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE