U shpall kampion i Shqipërisë, Partizani mbush arkën, ja sa para do përfitojnë

vovalbania May 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U shpall kampion i Shqipërisë, Partizani mbush arkën, ja sa para do përfitojnë

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë për herë të 17-të në histori.

Të kuqtë e kryeqytetit triumfuan vetëm në fund falë avantazhit në ndeshjet direkte përballë rivalëve të qytetit, pasi edhe Tirana e mbylli me pikë të barabarta në renditje.

Por diferencën e bënë 2 derbet e fituara nga skuadra e Giovanni Colella. Një sukses madhështor për “Demat e Kuq”, që do të ketë jo pak ndikim edhe në financat e klubit.

Kampionët e Shqipërisë, deri tani kanë siguruar mbi 1 milion euro fitime. Gjithçka ka të bëjë me shpërblimet nga Federata Shqiptare e Futbollit, UEFA, si edhe Bashkia e Tiranës.

100 milionë lekë të vjetër jep FSHF për skuadrën kampione, teksa 150 milionë lekë të vjetër shpërblim do të akordojë edhe Bashkia e Tiranës. Sa i përket UEFA-s, ekipi kampion, në këtë rast Partizani, merr si bonus 260 mijë euro.

Demat, 100 mijë euro të tjera i fitojnë nga pjesëmarrja në turin e parë kualifikues në Champions League. Në rast eliminimi, Partizani do të luajë sërish në Europë: në turin e dytë të Conference League.

Aty ku të kuqtë do të përfitojnë edhe 100 mijë euro të tjera. Në rast se nuk do të kenë sukses do të shpërblehen me 350 mijë euro të tjera nga UEFA si bonus eliminimi nga Europa.

Në total 810 mijë euro fitim, nga qeveria europiane e futbollit. Megjithatë, në rast suksesi dhe kualifikimi në një raund tjetër ose në rastin më të mirë sigurimin e pjesëmarrjes në grupet e një kompeticionin europian , fitimet e Partizanit do të jenë marramendëse./SuperSport

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48128 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE