Diçka e madhe po vjen? Mark Zuckerberg trazon rrjetin me postimin e tij

vovalbania June 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diçka e madhe po vjen? Mark Zuckerberg trazon rrjetin me postimin e tij

Mark Zuckerberg ka shkaktuar një furi mes adhuruesve të teknologjisë me një “Story” që ka postuar. Në foto kishte nisur numërimi mbrapsht, ndërsa vetë Zuckerberg shkruante: Diçka e re po përgatitet!

Mendohet se Mark Zuckerberg mund të jetë duke përgatitur versionin e tretë të pajisjes së realitetit virtual Quest. Ai tha në një intervistë në 2022 se “ne kemi ekipe prodhimi që punojnë në gjeneratat e ardhshme të VR.

“Ajo që unë mezi pres në versionet e ardhshme është të jem në gjendje të ‘kap’ syrin dhe shprehjet e fytyrës sepse nëse jeni të lumtur për praninë tuaj, dëshironi të siguroheni që pajisja të ketë të gjithë sensorët për avatarët që të mund të komunikoni siç duhet,”-shtoi Zuckerberg.

Në vitin 2022, YouTuber Brad Lynch kishte postuar një video në të cilën ai pretendonte të zbulonte planet e versionit të ri të Quest.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49647 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE