Aristokratja i shpëton burgut pas vrasjes ‘aksidentale’ të shefit të policisë, gjobitet vetëm me 30 mijë paund

vovalbania June 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Aristokratja i shpëton burgut pas vrasjes ‘aksidentale’ të shefit të policisë, gjobitet vetëm me 30 mijë paund

Një aristokrate kanadeze që ka vrarë me armë ‘aksidentalisht’ kreun e policisë së Belize i ka shpëtuar sot burgut, pasi është gjobitur vetëm me 30 000 paundë dhe urdhëruar të kryejë një periudhë ‘pune komunitare’.

Jasmine Hartin, më parë e martuar me të birin e senatorit milioner britanik Lord Michael Ashcroft është urdhëruar të kryejë 300 orë punë komunitare si dhe të regjistrojë një video ku të flasë për “rreziqet e konsumit të alkoolit dhe vendimeve të papërgjegjshme”, çka besohet se sollën vrasjen e kryepolicit me të cilin ajo shoqërohej.

Gjykatësi Ricardo Sandcroft gjithashtu i hoqi të drejtën Hartin të mbajë armë për dy vjet.

Pas dhënies së vendimit, bija e madhe e viktimës Maya Jemmott, tha: “Nuk jam një person urrejtës dhe nuk e urrej atë, por nuk mund ta fal sepse mori një pjesë vitale të jetës time, ajo më mori babanë tim.”

Muajin e kaluar 34 vjeçarja Hartin pranoi vrasjen nga pakujdesia të Henry Jemmott në qytezën e  San Pedro in Maj 2021, ne ishullin e Karaibeve.

Pas pranimi të fajit aristokratja tha: “Dua që familja e Henry të ketë paqe dhe të lërë prapa këtë ngjarje në mënyrë që të gjithë të shërohemi”.

E veja e viktimës, 39 vjeçarja Romit Wilson, dënonte sjelljen e Hartin gjatë gjithë gjyqit duke akuzuar aristokraten e fuqishme se “po kryente një fushatë ndërkombëtare publicistike gjatë gjithë gjyqit”.

Hartin pretendonte se ‘kishte luajtur’ me pistoletën e policit dhe mendonte se kishte qenë e zbrazur kur e kishte qëlluar aksidentalisht për vdekje.

Por megjithë pretendimet e aristokrates, motra e viktimës Jemmott, beson se ajo kishte qëlluar vëllanë e saj në stil ekzekutimi.

Pas dënimit Hartin shpreson të largohet nga Belize për t’u bashkuar me dy fëmijët e saj, të cilët kanë për baba Andrew Ashcroft, i biri i senatorit konservator britanik Lord Ashcroft.

Hartin ishte gjetur në një mol bregdetar pranë trupit të shefit vendor të policisë Jemmott i cili ishte qëlluar për vdekje me një plumb.

Në gjykatë u tha se dyshja ishin miq dhe po kalonin kohë bashkë në bregdet, kur rojet e sigurisë dëgjuan papritur një të shtënë rreth orës 12:45 të natës.

Ata thanë se kishin gjetur  Hartin “të mbuluar me një substancë të kuqe” teksa trupi i Jemmott kishte rënë në ujë dhe ishte larguar rreth 20 metra nga bregu.

Policia kishte sekuestruar një pistoletë Glock 17 me të cilën ishte qëlluar viktima.

Hartin ka përshkruar në një dokumentar sesi duke mbajtur pistoletën e policit hiqte e fuste karikatorin e saj, për të cilin besonte se ishte i zbrazur.

“Nuk mbaj mend të kem prekur këmbëzën prandaj nuk e di çfarë ka ndodhur, të them të drejtën,” tha Hartin në një intervistë të 2022.

“Unë nuk jam vrasëse, po më fusin në grackë, ky është një vend i vogël, të gjithë kanë frikë nga familja Ashcroft. Ata zotërojnë bankën, gazetat dhe ekonominë e vendit”, tha Hartin.

Gruaja thotë se nuk ishte e lidhur me kreun e policies, por i kishte kërkuar të shoqërohej me të ate mbremje, pasi ai kishte qenë më herët për peshk.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE