Jeni kuriozë të dini sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e Kleas dhe Elgitit?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Jeni kuriozë të dini sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e Kleas dhe Elgitit?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/06//jeni-kurioze-te-dini-sa-kushtoi-fustani-i-bora-zemanit-ne-dasmen-e-kleas-dhe-elgitit.jpeg)
Ndër të ftuarit “VIP” në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e djeshme ishte edhe Bora Zemani. Moderatorja tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj si “barbie” me një fustan të gjatë në ngjyrë rozë pastel.
Por, a jeni kuriozë të dini sa ka kushtuar veshja e Borës mbrëmë? Faqja në internet “Albania Street Style” ka bërë me dije se ka kushtuar plot 325 dollarë.
Për disa mund të duket çmim i kripur për një fustan, por tek personazhet e showbiz-it tanë jemi mësuar shpesh të shohim shifra edhe më të larta në veshjet e tyre.
Në ceremoni i pranishëm ishte sigurisht edhe Donald Veshaj, i cili ishte kombinuar me partneren me një kostum rozë.