Kiara flet për emisionin e ri që do të drejtojë në Top Channel, tregon detajet nga shesh xhirimi në Turqi

vovalbania June 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara flet për emisionin e ri që do të drejtojë në Top Channel, tregon detajet nga shesh xhirimi në Turqi

Kiara Tito ka zbuluar për herë të parë detajet e emisionit që ajo do të drejtojë në Top Channel,”Kepi i Tundimeve.

Nga Bodrumi në Turqi ku Kiara bashkë me stafin e saj janë zhvendosur për xhirimet e emisionit, moderatorja tha se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë pa fund.

“Përshëndetje mbërritëm më në fund në destinacion. Jemi në Bodrum. Po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur që do ju pëlqejë pa fund. Nuk po zbuloj më tepër por kini parasysh një gjë shumë e madhe do të vijë”, deklaroi Kiara Tito.

Lajmi se moderatorja do të drejtonte programin në fjalë u raportua për herë të parë ekskluzivisht nga Vip Magazine. Bashkë me stafin dhe konkurrentët, Kiarën në Bodrum e shoqëron edhe Luizi i cili do të niset më pas drejt SHBA-ve, në një tur ku do të mbajë disa koncerte për komunitetin shqiptar atje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50115 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE