A ka bërë operacione plastike? Fituesja e “Miss Universe Albania 2023” e thotë troç

vovalbania June 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A ka bërë operacione plastike? Fituesja e “Miss Universe Albania 2023” e thotë troç

Në episodin e fundit të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”, ishte bukuroshja Endi Demneri, fituesja e “Miss Universe Albania 2023”. E pyetur nga Alketa nëse ka bërë ndërhyrje, Endi foli hapur.

Alketa Vejsiu: Vajzat që shumë të reja bëjnë prekje fatkeqësisht në portret, edhe kur janë natyralisht të bukura, kanë maninë sot, që mbase është efekti i keq që ka bërë media sociale, nuk e di ti nëse ke bërë diçka për të përsosur pak portretin apo veten? Nuk ka asgjë të keqe, në fund të ditës ku është e nevojshme për të përsosur veten, nuk kemi paragjykime, por të bëhen sa më vonë.

Endi Demneri: Të të tregoj një histori të bukur Alketa. Momentin e parë kur kam mbushur 18 vjeç më ka ardhur një mesazh nga Fadil Berisha dhe më ka thënë të lutem Endi hajde tani të bësh foto me mua, para se të fillojnë të gjitha gocat të bëjnë hundën e vogël dhe buzët e trasha. Unë që e vogël deri tani nuk prekur asnjë gjë tek fytyra ime. Jam shëndoshur, jam dobësuar, ndoshta dhe tiparet ndryshojnë, rritesh, maturohesh, por jo. Do doja shumë që meqë teknologjia po avancon, të shpiket detektor për fillerat dhe të më fusni mua aty dhe të shihni që jam komplet natyrale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE