Kiara mbretëresha e instagramit në Shqipëri për momentin, ja shifrat marramendëse në rrjetet sociale

vovalbania June 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara mbretëresha e instagramit në Shqipëri për momentin, ja shifrat marramendëse në rrjetet sociale

Sot për sot mbretëresha e instagramit në rrjetet sociale në Shqipëri mund të konsiderohet Kiara Tito.

Eksperti Tom Kallanxhi ka treguar në emisionin “Shqipëria Live” se ajo ka aktivitetin më të lartë në faqen e saj sa i takon postimeve dhe story që shkojnë deri në 700 mijë shikime.

“Kiara ka aktivitetin më të lartë në reels dhe postime. Ka shifra goxha të larta. Dhe gati 500-700 mijë një story view. Kiara është op top”, tha ai.

Ndërkohë për Luizin ai theksoi se këngëtari e ka lënë pas dore rrjetin e tij social duke mos mbajtur fansat të angazhuar.

“Luizi e ka lënë pas dore social median e vet. Nuk i ka mbajtur fansat e angazhuar. Postet që ka bërë kanë qenë shumë amatore. Ndoshta është momenti që të ketë një menaxher që të merret me këtë gjë.

I pari i kërkuar në Google është Luizi. Më pas kemi Kiara Titon. Edhe Ronaldo ka pasur disa trende në disa momente të caktuara. Për Luizin kërkohet në të gjithë vendin. Është në garë me Kiarën vetëm në Fier”, deklaroi Kallanxhi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49277 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE