Takim me negociatorët e integrimit, kryeministri Rama: Shqipëria është gati për BE-në!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takim me negociatorët e integrimit, kryeministri Rama: Shqipëria është gati për BE-në!

Sot në një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, kryeministri Rama tha se “shkëlqeu në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli”. Shefi i qeverisë shtoi se meritojnë falënderimet inkurajuese për të vazhduar më tej, në një rrugë ku çdo hap ngre më lart nivelin e demokracisë e institucioneve demokratike në Shqipëri.

Meritoni që ta konsideroni në aspektin e karrierës profesionale, por edhe të kontributit tuaj patriotik 2023-shin, si vitin më kuptimplotë. Unë besoj që jo vetëm nuk është pak, por është një surprizë pozitive që nga ky proces ku faktikisht ju keni bërë një numër të konsiderueshëm takimesh dhe keni parashtruar 797 çështje, përfundimi është se Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në BE. Mbi 50% është shumë duke pasur në konsideratë që jemi në fillim të procesit. Shqipëria është larg së qenit ai vendi i perceptimit që ushqehet së brendshmi nga vetë natyra jonë.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria është gati për BE-në.

Të fokusohemi si një skuadër që ka hyrë në fushë për të fituar, që ne të fitojmë sa më shumë kohë. Ne do të jemi gati për BE-në, shumë më gati se BE-ja të jetë gati për ne. Ne do ta bëjmë këtë për të sjellë sa më shpejt BE-në këtu, për të bërë që në çdo sektor mënyra e të funksionarit europiane të instalohet këtu. Janë 1 miliard euro, plus që do të vijnë në disa vite të ardhshme për Shqipërinë përtej mbështetjes së programuar me programet e IPA-ve. Ashtu sikundër përveç këtyre janë një sërë hapjesh të reja për integrimin në tregun e përbashkët. Puna juaj nuk është thjesht negocimi në Kuvend.

Rama u ndal edhe te çështja Beleri, duke nënvizuar se nuk do të ketë asnjë kompromis me sistemin e drejtësisë.

Si gjithmonë, për asnjë çështje të drejtësisë, ne nuk bëjmë asnjëlloj kompromisi me askënd dhe për asnjë arsye. Ky mirëkuptim është shumë i qartë për ne. Por, nga ana tjetër mendoj se është e qartë për të gjithë në BE. Me fqinjët do të arrijmë së bashku të vendosim për çështjet madhore.  Ne jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek procesin e konsolidimit të sistemit tonë të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis. Puna jonë e përbashkët do të vazhdojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50190 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE