Beniada Nishani dhe Jori Delli zbulojnë projektin e tyre më të ri

vovalbania June 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beniada Nishani dhe Jori Delli zbulojnë projektin e tyre më të ri

Përveç eksperiencës në “Big Brother” dhe modelingut duket se mes dy bukurosheve shqiptare Beniada Nishani dhe Jori Delli ekziston një shoqëri e ngushtë.

Së fundmi Jori ka postuar në adresën e saj në “Instagram” një video duke shijuar darkën e shijshme me Beniada Nishanin.

Gjithashtu Jori ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një foto në ambientet e shtëpisë së saj ku duket se vajzat kanë kaluar një natë shumë të këndshme dhe kanë realizuar edhe një “festë pizhamesh” ose ndryshe një natë gocash.

Sakaq në videon e publikuar Jori na bën me dije se shumë shpejt do të vijë një projekt i madh mes tyre.

Theksojmë se vajzat njihen për humorin dhe çiltërsinë e tyre ndaj projektet që po përgatiten pa diskutim do të priten shumë mirë nga publiku.

“Kemi shumë projekte të bukura dhe të mëdha për të realizuar së bashku.

Ne jemi dy shqiponja por na i kanë bërë vezët jashtë, por tani jemi rikthyer në vendin tonë.”- dëgjohen teksa thonë në video dy modelet shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49669 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE