Michel: BE dhe Ballkani Perëndimor të bëhen gati për zgjerimin deri më 2030-ën!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Michel: BE dhe Ballkani Perëndimor të bëhen gati për zgjerimin deri më 2030-ën!

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel ka ritheksuar angazhimin e Bashkimit Europian për t’u zgjeruar dhe për të pritur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Michel deklaroi se duhet nxituar bashkëpunimi midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian duke patur integrimin në BE si dritën integruese.

Ndërkaq shtroi pyetjen nëse është BE-ja e kënaqur vetëm të menaxhojë kriza, apo duam të udhëheqim dhe formëzojmë të ardhmen?

Pati një përgjigje të fortë dhe të qartë: Duam të udhëheqim dhe formëzojmë të ardhmen. Zgjerimi është pjesë e kësaj përgjigje, sepse zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE-së ashtu dhe të anëtarëve tanë të ardhshëm dhe Procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ midis partnerëve të BP dhe BE-së, duke patur integrimin ne BE si dritën orientuese.

Në fakt rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BP dhe megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, shumë e ngadaltë, zhgënjyese për ju  në rajon dhe për ne BE. Por ama të gjithë e dimë se tashmë është koha për të realizuar premisën tonë. Natyrisht na duhet të bëjmë shumë që të jemi gati nga të dyja palët. Partnerët dhe miqtë tanë në rajon, ju e dini që duhet të realizoni angazhimet tuaja, duke e nisur me reformat e nevojshme, e ne në BE duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarët e rinj deri në 2030 për t’u zgjeruar dhe e di që ky afat, është hasur me disa skepticizma në rajonin tuaj, sepse keni pritur për një kohë të gjatë dhe e di Edi, që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse dhëndri i së cilës nuk vjen asnjë herë në dasëm. Megjithatë ne po e përgatisim këtë dasëm.

Duhet të bëjmë gjërat të lëvizin nëpërmjet bërjes së reformave nga ana juaj. Duhet të bëhemi gati për zgjerimin e ardhshëm. Asnjëherë më shumë se sot duhet të rrimë krah për krah me njëri-tjetrin. Do të jemi më të fortë për të vendosur standarde rdhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta.

Në BE zgjerimi është dhe do të mbetet gjithmonë një proces i bazuar në meritë dhe në fakt duhet të nisë, duhet të bëjmë që gjërat të lëvizin dhe se është e nevojshme bërja e reformave nga ana juaj që janë të nevojshme dhe gjithashtu nga ana jonë për të nisur debatin për të ardhmen e BE-së.

Në Granadë bashkë me liderë të tjerë të BE-së, për këtë temë ramë dakord që duhet të bëhemi gati për zgjerimin e ardhshëm.

Lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te gjeopolitika. Ne së bashku me ju BP do të jemi më të fortë për të vendosur standarde, për të bashkëpunuar dhe nxitur vlerat tona dhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta.

Ju i keni bërë objektivat tuaja të anëtarësimit në BE, të qartë si kristal dhe ne duam që ju të keni sukses dhe t’ju mbështesim në këtë rrugëtim dhe këtë do ta bëjmë përmes  integrimit gradual me politikat e BE-së dhe ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme sidomos në tregun e përbashkët ekonomik. Së dyti edhe realizimi i tregut të përbashkët rajonal, do të nxisë këtë integrim, do ta bëjë më tërheqës për investime dhe një marrëveshje e re për njohjen e kualifikimeve do të nënshkruhet sot.

Ai vuri në dukje se edhe tre marrëveshjet e lëvizshmërisë që janë nënshkruar do të ratifikohen nga  të gjitha palët sepse do të  jenë në përfitim qoftë nga BP dhe BE.

Së fundi, nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng, mund të jenë më të dhimbshme por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e të shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Në fakt tensionet midis Serbisë dhe Kosovës e kanë sjellë këtë në vëmendje. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim dhe nuk ka një ardhme të qëndrueshme pa pajtim dhe të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus tek e ardhmja.

Të rinjtë dhe qytetarët duan një të ardhme më optimiste, të drejtë, të begatë dhe plot mundësi dhe ne mund të bëjmë ndryshimin dhe mund ta bëjmë realitet së bashku nga i gjithë kontinenti ynë. Ju mund të mbështeteni në bashkëpunimin tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49669 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE