Sot do të kurorëzojë dashurinë në martesë me Eduart Grishajn, zbulohet fustani i nuserisë së Arbana Osmanit

vovalbania June 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot do të kurorëzojë dashurinë në martesë me Eduart Grishajn, zbulohet fustani i nuserisë së Arbana Osmanit

Dita e sotme është shumë e veçantë për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, pasi çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Dyshja zgjodhën për ta organizuar ceremoninë martesore në  Toskana të Italisë.  Mirëpo ata kanë zgjedhur që të mos publikojnë asgjë nga dasma, madje as të ftuarit e tyre.

E teksa të gjithë janë shumë kuriozë të dijnë se si do të duket e veshur si nuse moderatorja, stilistja e njohur Marcela lati, e cila është dhe një nga të ftuarit,  ka zbuluar një detaj nga fustani i Arbanës. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka publikuar një pjesë shumë të vogël të fustanit i cili duket se është me dantellë.

 

 

Siç shihet nga fotoja, moderatorja ka zgjedhur për ditën e saj më të rëndëssishme, një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve nëpër botë.

E teksa nuk dihet sesi mund të duket në tërësi fustani, në media përflitet se bëhet fjalë për këtë model:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50038 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE