Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ nuk i kursen kritikat për Kiara Titon

vovalbania June 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ nuk i kursen kritikat për Kiara Titon

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antoneta Koçi ka folur së fundmi për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, ku duket se nuk i ka kursyer kritikat për këtë të fundit.

Teksa ishte e ftuar në “S’e Luan Topi”, Antoneta u shpreh se ka takuar Luizin në ambientet e Top Channel ku ka bërë dhe një batutë të cilës duket se nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë. Ndërsa për Kiarën ajo tha se nuk ka më të njëjtën sjellje që ka pasur brenda në BB dhe nuk i konsideron më mjaftueshëm njerëzit rrotull, sa t’i përshëndesë.

“E kam takuar Luizin në ambientet e Top Channel. Madje një batutë e tij së fundi ishte “ngeli në Top kjo”, por nuk është se edhe ai ka ngelur më pak në Top. S’ka nonjë gjë të keqe të jesh në Top, por ndoshta e ka patur në sensin që mbeti studiove televizive ose diçka e tillë”- u shpreh ajo.

“Me Kiarën kam rastisur më shumë gjatë emisioneve që vazhdonin deri në finale dhe pas finales dhe kam vënë re këtë tendencën e saj të të ecurit drejtë dhe të mos parit asnjë person që është anash. E kam në kuptimin që nuk ka folur, nuk ka qenë shumë përshëndetëse dhe nuk ka pasur atë sjelljen që ka pasur në Big të paktën. Mund t’i ketë ndikuar pak edhe elementi i vëmendjes, i famës që ka marrë dhe mendoj se nuk i sheh të gjithë mjaftueshëm për t’i përshëndetur”– tregoi më tej ish-banorja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51665 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE