“Bashkë ne të dy”/ Merr fund pritja, Arbana Osmani publikon foton e parë të dasmës me Eduartin

vovalbania June 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bashkë ne të dy”/ Merr fund pritja, Arbana Osmani publikon foton e parë të dasmës me Eduartin

Arbana Osmani publikon për herë të parë foto nga dasma. Moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishja kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Toskana një javë më parë.

“Bashkë ne të dy”/ Merr fund pritja, Arbana Osmani

“Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.

Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

“Bashkë ne të dy”/ Merr fund pritja, Arbana Osmani

Faleminderit Zotit për gjithçka

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”-shkruan Arbana në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48767 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE