Moti i keq në Kosovë, humb jetën nëna dhe djali 5-vjeçar

vovalbania June 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq në Kosovë, humb jetën nëna dhe djali 5-vjeçar

Një nënë dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në Pejë të Kosovës si pasojë e përmbytjeve të mëdha që përfshinë vendin. Sipas policisë së Kosovës, fillimisht u raportua për fëmijën, vdekja e të cilit u konstatua edhe nga ekipi mjekësor i spitalit të Pejës.

Ndërsa për nënën e tij u raportua se ajo ishte zhdukur, por pas mesnatës u konfirmua se edhe gruaja kishte humbur jetën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pej?, njofton se me dat? 24.06.2023 si pasoj? e vërshimeve n? qytetin e Pej?s, n? lagjen “Asllan qeshme” nj? fëmija ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ?sht? e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth or? 01:20, t? datës 25.06.2023, ?sht? gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook thotë se njësitë e kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës ku e cilësoi gjendjen të rëndë.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë” shkruan Mehaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE