Zbulohet kur do të shfaqet në kinema filimi i Luizit dhe Oltës

vovalbania June 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurioziteti sa vjen dhe shtohet! Publikohen fotot e reja nga prapaskenat e “Në kuadër të dashurisë”

Që kur u zbulua se Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të vijnë si protagonistë të një filmi, kurioziteti ka qenë tejet i madh.

Filmi mban emrin “Në kuadër të dashurisë” dhe po xhirohet aktualisht në Korçë.

Xhirimet e filmit më të komentuar të momentit “Në kuadër të dashurisë” po vazhdojnë dhe ne ende mbetemi kuriozë të shikojmë personazhet e “Big Brother VIP” së bashku si aktorë. Por gjithashtu së bashku me ta, edhe të gjithë aktorët e tjerë.

E në fakt kur regjisori Koloreto Cukali tha se ky do të ishte një kast ëndrrash, nuk na e kishte marrë mendja se gjithë këta personazhe kaq të dashur për publikun, do të bëheshin bashkë. Duke nisur nga aktorët profesionistë e deri tek personazhet publikë më në zë të momentit, një realizim spektakolar është duke u krijuar.

Gjithashtu dhe stafi i madh prej profesionistësh është duke punuar fort që të sjellin më të mirën tek publiku. E nëse ishit duke pyetur veten se kur mund ta shihni filmin “Në kuadër të dashurisë”, tani mësohet se në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Edhe pak ka mbetur…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE