Bledi Mane flet për mbështetësit e Luiz Ejllit: Këta çerra më kanë sulmuar tre herë…

vovalbania June 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bledi Mane flet për mbështetësit e Luiz Ejllit: Këta çerra më kanë sulmuar tre herë…

Gazetari i njohur Bledi Mane ka folur së fundmi për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në këtë profesion ku foli dhe për projektet e tij për këtë sezon veror.

Bledi zbuloi dhe një projekt artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërirsë. Gjatë intervistës për “News 24” ai tha që këtij turi do t’i bashkohet dhe ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri. Ndërsa sa i përket Luiz Ejllit, Mane tha nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.

“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit”- tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.

“Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.

Unë gjeta Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin që kuptoheshin vetëm me sy, gjeta dhe vajza që ishin duke fjetur gjumë si përshembull ajo vajza nga Kosova se i kam harruar dhe emrin”- tha Bledi duke lënë të nënkuptohet se raporten e tij me këngëtaren Nita janë prishur përfundimisht!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51040 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE