Mungoi në ditëlindjen e tij dhe nuk ndiqen më në rrjete sociale, Don Xhoni reagon pas lajmeve se nuk flet me Butrint Imerin (Foto)

vovalbania July 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mungoi në ditëlindjen e tij dhe nuk ndiqen më në rrjete sociale, Don Xhoni reagon pas lajmeve se nuk flet me Butrint Imerin (Foto)

Butrint Imeri dhe Don Xhoni kanë qenë miq shumë të mirë dhe janë shfaqur vazhdimisht bashkë. Të njëjtit kanë realizuar edhe bashkëpunime, ndërsa janë parë në pushime e në çdo vend me njëri-tjetrin.

Megjithatë, së fundmi dyshja kanë lënë të dyshohet se kanë prishur raportet.

Kjo pasi reperi nga Drenica mungoi në festën e ditëlindjes së 27-të të Butrintit, që u organizua me miq dhe familjarë. E veç kësaj, ata shihen se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Duket se këto aludime i ka komentuar edhe vetë krijuesi i hitit “Dilema” me anë të një postimi në InstaStory.

Ai shihet në një makinë, ndërsa ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE