Tragjedi në bregdetin shqiptar, mbytet në det babai me dy fëmijët e mitur (Detajet)

vovalbania July 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në bregdetin shqiptar, mbytet në det babai me dy fëmijët e mitur (Detajet)

Tragjedi në bregdetin shqiptar për një familje nga Kosova, e cila ka humbur tre pjesëtarë të saj. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Kavajës, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat janë nga Tirana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE