E TRISHTË! Këngëtarja e njohur gjendet e pajetë në vaskën e dhomës së hotelit të shefit (FOTO)

vovalbania July 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reperi i njohur qëllohet për vdekje teksa ishte në restorant me të dashurën (FOTO)

E TRISHTË! Këngëtarja e njohur gjendet e pajetë në

Një këngëtare e njohur është gjetur e vdekur në vaskën e dhomës së hotelit të shefit të saj muzikor, pasi kishte konsumuar një ‘koktej’ droge.

Kjo pije e la 24-vjeçaren, Camila Sterling, të vdekur në hotelin luksoz në Miami Beach, pasi kaloi natën me 46-vjeçarin David Bolno.

“Daily Star” shkruan se një raport i ri dyshon se dyshja e kaloi natën së bashku, përpara se Camila të merrte një sërë drogash përfshirë, MDMA, ketaminë dhe një “substancë pluhur rozë” e cila ishte një lloj kokaine.

Si pasojë, Bolno nuk akuzohet për vrasje pasi gjithashtu u pa në pamjet e kamerave të sigurisë në orën 4.30 të mëngjesit duke u nisur për në aeroport, për t’u kthyer në shtëpi te familja e tij.

E TRISHTË! Këngëtarja e njohur gjendet e pajetë në

David, një menaxher i muzikës, ishte larguar nga hoteli herët për t’u kthyer te gruaja dhe dy fëmijët e tij, disa orë përpara se këngëtarja të porosiste shërbimin në dhomën prej 2000 paund në natë.

Vdekja e Camila u cilësua si një aksident pas koktejit të lëndëve narkotike, me kokainën rozë të prodhuar nga Kolumbia, e gjetur në dhomën e hotelit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE