Pasi konfirmoi për herë të parë romancën e saj, Enca Haxhia reagon ndaj komenteve negative në rrjet

vovalbania July 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi konfirmoi për herë të parë romancën e saj, Enca Haxhia reagon ndaj komenteve negative në rrjet

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka zyrtarizuar së fundmi lidhjen me partnerin e saj e huaj, Mickey Neblett.

Ishte partneri i saj i cili publikoi disa foto dhe video në rrjetet sociale duke shijuar pushimet krah artistës. Çifti shfaqen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa shkëmbejnë puthje në varkë.

Fansat këngëtares nuk e pritën që ajo të bënte publike romancën e saj, duke qenë se Enca është kujdesur gjithmonë që ta ruajë jetën e saj private në mënyrë hermetike.

E ndërsa komentet ishin të shumta sa pozitive aq dhe negative, për këtë të fundit Enca vendosi të reagojë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shprehej se ‘duhet të japin më shumë dashuri dhe më pak urretje pasi jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten’.

“Pse i bardhë, pse  i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër… Më pak urrejte më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë më e bukur kur e jetoni për veten”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE