Lidhja më e re e showbiz-it? Keisi Meidin dhe Dj Geek kapen sërish “mat”!

vovalbania July 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lidhja më e re e showbiz-it? Keisi Meidin dhe Dj Geek kapen sërish “mat”!

Pas ndarjes nga Dafina Zeqiri, ndarje në fakt që nuk u konfirmua asnjëherë, por u bë fakt i kryer pasi artistja ka nisur një histori të re dhe nga fakti që nuk bashkëpunon më as në muzikë me Dj Geek, ky i fundit po përflitet për një romancë me Keisi Meidinin. Kështu, të fotografuar në Prishtinë para disa ditësh në shoqërinë e njëri-tjetrit, producenti dhe ish-banorja e “BBVIP” u përfolën për një lidhje, teksa u shfaqën edhe të afërt me njëri-tjetrin.

Megjithatë, nga asnjëri prej tyre nuk pati konfirmim apo mohim të lajmit, por mesa duket kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi dyshja janë kapur sërish “mat”, sërish në Prishtinë. “Prive” ka siguruar fotot që shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa edhe burime për median e konfirmojnë lajmin dhe historia mes tyre ka shumë gjasë të jetë e vërtetë.

Lidhja më e re e showbiz-it? Keisi Meidin dhe Dj Geek kapen sërish

Lidhja më e re e showbiz-it? Keisi Meidin dhe Dj Geek kapen sërish

Gjithsesi, duke qenë se Keisi këto kohë i është përkushtuar muzikës, duke qëndruar edhe larg “dramave” të BBVIP, ekziston edhe mundësia që vizitat e saj në Prishtinë dhe tek Geek, mund të jenë për një bashkëpunim të mundshëm dhe krejtësisht profesionale. Por, duke qenës e fotografohen në restorante dhe ambiente publike bashkë, gjithcka mbetet e hapur dhe derisa të presim reagimin e tyre, opsionet po i mbajmë të hapura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50297 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE