Në dedikimin plot dashuri për të vëllain, Einxhel Shkira na zbuloi edhe se ku do të jetojnë përfundimisht ajo dhe Dagz!

vovalbania July 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në dedikimin plot dashuri për të vëllain, Einxhel Shkira na zbuloi edhe se ku do të jetojnë përfundimisht ajo dhe Dagz!

Që prej daljes së tyre nga “BBVIP”, fansat e ciftit Einxhel dhe Dagz gjithnjë kanë qenë kuriozë në lidhje me vendin ku ata do jetojnë, duke qenë se moderatorja është nga Tirana dhe DJ i njohur shtëpinë dhe familjen i ka në Kosovë, më saktë në Prishtinë. Gjatë këtij më shumë se 1 viti, teksa dyshja janë bërë edhe prindër të Trev, i kemi parë ta ndajnë jetesën e tyre mes Kosovës dhe Shqipërisë, Prishtinës dhe Tiranës, me ciftin që kanë udhëtuar shpesh, megjithatë duket se tani ata kanë marrë një vendim përfundimtar.

Këtë na e ka zbuluar Einxhel nëpërmjet një prej postimeve të saj të fundit në Instagram, ku në fakt ajo i bën një dedikim plot dashuri vëllait të saj. Kështu, ajo e falenderon publikisht të vëllain, duke treguar për të gjithë sakrificat që ai ka bërë gjatë kësaj kohe, kur ajo ka pasur nevojë për ndihmë me Trev e cdo gjë tjetër, duke treguar se në fakt është “daja perfekt”.

Ndër të tjera, moderatorja thotës se tani ai e ka ndihmuar edhe me shpërnguljen në Prishtinë, duke konfirmuar kështu se tashmë ajo do të jetojë me kohë të plotë me Dagz atje, sigurisht edhe me Trev dhe gjithë familjen e producentit.

Në dedikimin plot dashuri për të vëllain, Einxhel Shkira na

Pra për ca kohë Einxhel nuk do jetë më “goc Tirone”, megjithatë me nisjen e sezonit të ri në televizion, ku noshta mund të ketë ndonjë projekt, mund të kemi të reja nga moderatorja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50028 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE