Arratisja e Ahmetaj, deputeti i njohur tregon anët e tjera të skenarit të fshehtë: Ja ku ndodhej ish-ministri kur është njoftuar të largohej

vovalbania July 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arratisja e Ahmetaj, deputeti i njohur tregon anët e tjera të skenarit të fshehtë: Ja ku ndodhej ish-ministri kur është njoftuar të largohej

Deputeti i opozitës, Asllan Dogjani ka diskutuar mbi procedurat e parlamenti për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj. Deputeti shprehet se Ahmetaj ndodhej ne parlamament kur eshte njoftuar.

“Në seancën e kaluar Ahmetaj ishte në parlament dhe është njoftuar të largohej, dhe nëse është njoftuar parlamenti, këshilli ka detyrë të njoftojë deputetin dhe ai të marrë masa për t’u mbrojtur kundër akuzave të paraqitur”, tha nder tjera.

Dogjani është shprehur se kryetarja e parlamentit ka shkelur rregulloren për të filluar procedurat nga Këshilli i Rregullores që të shqyrtonte kërkesën e SPAK për Ahmetajn.

“Rregullorja e ka të përcaktuar qartë kur kërkohet nga SPAK kontrolli i një deputeti ose arrestimi i një ministri. Ajo që mua më bën përshtypje është që kjo kërkesë ka shkuar në kuvend me 7 korrik dhe është fshehur. Ka gati 5 ditë që kërkesa ka shkuar pranë kuvendit dhe rregullorja e përcakton qartë se kryetarja e kuvendit është e detyruar menjëherë për të njoftuar këshillin për imunitetin dhe rregulloren dhe fakti se kanë kaluar aq ditë është fshehur qëllimisht që ai të largohej.

Në seancën e kaluar Ahmetaj ishte në parlament dhe është njoftuar të largohej, dhe nëse është njoftuar parlamenti, këshilli ka detyrë të njoftojë deputetin dhe ai të marrë masa për t’u mbrojtur kundër akuzave të paraqitur. Këshilli pas mbarimit të kësaj mbledhje harton një raport dhe menjëherë i drejtohet kuvendin ku në seancën e parë vendos.

Kuvendi me votim të hapur vendos nëse do të miratojë kontrollin dhe arrestimin d epitetit me votim të hapur por fshehja e kërkesës së SPAK është bërë me qëllim për të lejuar Ahmetajn të largohet i qetë, që është niveli më i lartë i funksionarit politik deri sot në Shqipëri. Rama nga praktika kujdeset deri në detaje dhe se nuk besohet se ai nuk ka informacion për vjedhjen me inceneratorët dhe janë kryer me procedura skandaloze që nuk është respektuar asnjë nen juridik. Unë shoh se qeveria është thellësisht e korruptuar dhe qëllimi i vetëm është përdorimi i grupeve kriminale dhe paratë e pista për të vjedhur zgjedhjet.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE