Blerej votash në zgjedhjet vendore, GJKKO dënon për korrupsion Kristo Agalliun e Agron Durajn!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blerej votash në zgjedhjet vendore, GJKKO dënon për korrupsion Kristo Agalliun e Agron Durajn!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve. Gjatë bisedës nuk përmendet emri i partisë për të cilën po diskutohet blerja e votave, por asokohe Kristo Agalliu, njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë. Sipas SPAK dhe GJKKO, ai i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.

Në shtator, SPAK dërgoi për gjykim dosjen e 2 të pandehurve të akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Video pretendohet se është filmuar në një lokal në zonën e Freskut në kryeqytet dhe personi në pamje është Agron Duro 61 vjeç banues në Tiranë. Në anën tjetër të telefonit, është Kristo Agalliu, 52 vjeç.

Në video dëgjohet Duro që i premton Kristo Agalliut se ka 4 vota, dhe bien dakord që të paguhen 10 mijë lekë për votën dhe 5 mijë për karburantin për rrugën që Agron Duro do me makinën e tij, do të bënte, ndoshta drejt Kuçovës, bashkë me 4 votuesit që pretendohet se do paguheshin.

“100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, thotë Duro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE