“Vjehrra” e Luiz Ejllit zbulon detaje nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”: S’ka nivelin e familjeve korçare
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Vjehrra” e Luiz Ejllit zbulon detaje nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”: S’ka nivelin e familjeve korçare](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/07//vjehrra-e-luiz-ejllit-zbulon-detaje-nga-filmi-ne-kuader-te-dashurise-ska-nivelin-e-familjeve-korcare.png)
Zamira Kita ka folur ditën e sotme për përvojën e saj në xhirimet e filmit në “Kuadër të Dashurisë”.
Projekti e bëri bashkë me kolegë të vjetër, por edhe me emra të rinj.
“Me Luizin dhe Sarën s’ kisha luajtur, por më kanë surprizuar sa shpejt e kapnin situatën”, tha ajo në “Ftesë në 5”, duke theksuar se nuk ishte as e nevojshme t’iu jepnin këshilla.
Zamira tregoi se edhe në rol do të jetë po një grua korçare me të njëjtin emër. Ajo do të luajë si mamaja e Sara Hoxhës dhe Olta Gixharit e rrjedhimisht Luizi do të jetë dhëndri i saj në film.
“Jam një vjehrrë jo që nuk e do këtë dhëndrin, por ka ca rezerva ndaj këtij dhëndri. I duket sikur ky dhëndri nuk ka nivelin e familjeve korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet si më kompetente sesa duhet. Por e do dhe respekton”, zbuloi Zamira.