TikTok njofton marrëveshjen me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo!

vovalbania December 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
TikTok njofton marrëveshjen me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo!

Pas një marrëveshjeje të përbashkët me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo, TikTok është gati të rifillojë biznesin e tij të blerjeve online në Indonezi, të njohur si TikTok Shop. Në bazë të marrëveshjes së arritur, TikTok do të blejë mbi 75% të aksioneve të platformës më të madhe të tregtisë elektronike të Indonezisë, Tokopedia-s, në të cilën pritet të investohen rreth 1.5 miliard dollarë.

TikTok Shop ishte mbyllur në tetor të vitit të kaluar, pasi qeveria indoneziane ndaloi blerjet në internet në platformat e mediave sociale, si masë e mirëmbajtjes së tregut dhe mbrojtjes së tregtarëve të vegjël dhe të dhënave të përdoruesve. Siç pretendohet, GoTo dhe TikTok kanë një qëllim të përbashkët, për promovimin e mallrave indoneziane nëpërmjet platformave të tyre dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Rikujtojmë, se Nepali ka marrë vendim të ndalojë aplikacionin e ndarjes së videove TikTok, pasi sipas vendit përmbajtja e platformës ishte e dëmshme për harmoninë sociale. Vendimi vjen disa ditë pasi vendi prezantoi një rregull të ri që kërkon që firmat e mediave sociale të krijojnë zyra ndërlidhëse në vend.

TikTok, i cili ka rreth një miliard përdorues në muaj, është ndaluar nga disa qarqe, përfshirë Indinë. Në fillim të këtij viti, Montana u bë shteti i parë amerikan që e ndaloi atë, ndërsa Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar e ndaloi atë nga rrjeti i tij. Por, nuk u mbyll me kaq, Edhe rrjeti social TikTok paditi Montanën për të bllokuar një ligj që do të ndalojë shkarkimin dhe përdorimin e aplikacionit në shtetin amerikan duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE