Burri është i sëmurë në spital, ajo maskohet si mjeke për të bërë seks me të

vovalbania July 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Burri është i sëmurë në spital, ajo maskohet si mjeke për të bërë seks me të

Një bashkëshorte do të bënte gjithçka për të kënaqur burrin e saj. Është historia e një gruaje, e cila në Italinë Veriore tentoi t’i sjellë pak “kënaqësi” partnerit të saj, i shtruar në spital për probleme shëndetësore.

Zonja, e maskuar si mjeke, hyri në spital dhe u fut në dhomën e burrit, duke filluar më pas marrëdhënien seksuale më shtratin ku ishte shtruar i shoqi.

Mirëpo, nuk do ta kishte menduar kurrë të “kapej në flagrancë” nga policët e pranishëm në godinë.

Çfarë ndodhi

Zonja, si në një film komedi italiane, kishte bërë çmos që të mos e “braktiste” bashkëshortin.

Duke marrë pallton e mjekut, ajo ishte futur në pavijonet e spitalit të një strukture në Padova, ku burri ishte shtruar pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.

Gruaja, me maskimin e veshjes si si mjeke, kishte arritur të hynte në dhomën e të shoqit, duke arritur gjithashtu të niste paralojën lidhur me marrëdhënien e tyre seksuale.

Ndërhyrja e policisë në spital

Të dyshimtë për atë fytyrë të re, që mbi të gjitha shtirej si mjeke dhe pa kartë identifikimi dalluese në uniformë, disa operatorë të strukturës spitalore alarmuan policinë.

Sapo agjentët mbërritën në spital, në një dhomë të strukturës e gjetën gruan në një qëndrim “të sikletshëm” me të shoqin. Për më tepër, edhe burri ishte zhveshur, gati për “sulm”.

Agjentët, teksa kanë parë skenën para syve të tyre, kanë ndërprerë menjëherë marrëdhënien e tyre seksuale dhe kanë ndaluar gruan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE