Deklarata e rëndë e Albanos ndaj Beatrix, fjalën e fundit e tha Arbana Osmani

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e rëndë e Albanos ndaj Beatrix, fjalën e fundit e tha Arbana Osmani

Disa ditë më parë, një deklaratë e Albano Bogdos ndaj Alban & Beatrix Ramosaj, trazoi një rrjet të tërë.

Në emisionin e tij të ri, aktori u shpreh: “A e njihni Alban Ramosajn? Është ai që i *** motrën Donaldi në “Big Brother“.

Të shumtë ishin reagimet e personazheve të njohur, teksa një koment ka ardhur edhe nga moderatorja e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani.

Në një postim në Instagram, një ndjekëse i shkruan: “Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“.

Si fillim, Arbana iu përgjigj ndjekëses duke i kërkuar të tregojë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa më pas u shpreh:

“Lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla“, myll shkrimin Arbana, e cila sugjeron rrugën ligjore për Triksën.

Kujtojmë se një reagim publik erdhi dhe nga Albano Bogdo, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram, tregoi se ka lirinë e fjalës dhe mund të thotë çfarë të dojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE