Gjendet një person i pajetë në Koplik, zbardhen detajet e para

vovalbania July 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet një person i pajetë në Koplik, zbardhen detajet e para

Trupi i pajetë i një shtetasi të huaj është gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në Koplik. Raporton se viktima u gjet në afërsi të një pallati trekatësh në ndërtim, në dalje të qytetit.

Mësohet se viktima u konstatua rreth orës 21:45 nga një qytetar, i cili njoftoi policinë.

Gazetarja thotë se forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ndërsa pritet që me ardhjen e specialistëve nga Shkodra të zbardhen më shumë detaje rreth shkaqeve të vdekjes së personit në fjalë.

Si identiteti ashtu dhe kombësia e tij momentalisht nuk dihen.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE