Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ Lorenc Vangjeli plas deklaratën ‘bombë’: Disa emra të përmendur në dosje janë larguar!

vovalbania July 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ Lorenc Vangjeli plas deklaratën ‘bombë’: Disa emra të përmendur në dosje janë larguar!

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se disa emra në dosjen e SPAK për ish-ministrin Arben Ahmetaj, nuk ndodhen më në Tiranë, duke nënkuptuar se janë larguar nga vendi.

Komentet Vangjeli i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” , ku tha se kryeministri Edi Rama e lëshoi Ahmetajn, pasi sipas tij nuk e mbante dot.

Ai shtoi se kreun e SPAK, Altin Dumanin, nuk guxon askush ta marrë në telefon për t’i bërë presion.

Çollaku: Ajo që më bën përshtypje është se theksohet se të tre praktikat, janë praktika me probleme që kanë sjellë dëme në buxhetin e shtetit. Prokuroria në lajmëron që po hetohet. Por nuk na thotë se kush janë të pandehurit, të hetuarit. Në miratimin pa koment të Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës, prokuroria thekson se pavarësisht se është miratuar pa koment, Ahmetaj i ka bërë sugjerimet e tij Bashkisë së Tiranës çështjet financiare, për kursin e këmbimit, etj. Ajo çfarë është në këto 12 faqe, është ky paragraph i faqen 9, pikërisht raporti professional që ka kjo Prokurori me Bashkinë e Tiranës, për hetimin e Veliajt.

Këtu ka biznesmenë që SPAK i akuzon për shpërdorim detyre? Ata nuk janë funskionarë publikë. Pra nxitimi për t’i bërë një qokë dikujt, thonë merri me radhë të gjithë.

Vangjeli: Disa nga emrat e përmendur në dosje nuk janë më në Tiranë. Janë larguar sepse është vapë tani, është verë. Një pjesë e madhe e tyre kanë shumë para. Po e zgjedhoi në disa mënyra foljen lëshoi (për Ramën dhe Ahmetajn). Në fakt nuk mund të lëshosh një gjë që nuk e ke, një gjë që nuk e mban dot. Pra nëse Rama do të kishte mundësi, a nuk do ta mbante Ahmetajn? Zëvendësin e kryeministrit të tij. Kreu i SPAK tha se askush nuk më merr në telefon, nuk guxojnë ta marrin. Kemi ardhur në këtë ditë kur Rama lëshoi Ahmetajn se nuk e mbajti dot, ndërkohë që paraardhësi i tij nuk lëshonte as gardistin kur e kërkonte prokuroria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE