Luiz Ejlli konfirmon këngën me reperin e njohur, ndan detaje nga xhirimet, ja çfarë po planifikon fituesi i “BBVA”

vovalbania July 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli konfirmon këngën me reperin e njohur, ndan detaje nga xhirimet, ja çfarë po planifikon fituesi i “BBVA”

Është konfirmuar tashmë bashkëpunimi ndërmjet Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit.

Artisti shkodran në një nga koncertet njoftoi se po vjen në duet me reperin nga Kosova, ndonëse e ka përmendur mjaft shumë edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2.

Ai zbuloi se është një nga artistët e tij të preferuar dhe se ia këndonte shpesh disa projekte brenda.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother së fundmi ka shpërndarë një fotografi me Ghetto Geasyn, ndërsa shfaqen bashkë nga një makinë. Duket se ata tani kanë nisur edhe me xhirimet e klipit dhe se ky duet do të shpaloset së shpejti.

“Nuk e merrni me mend se çfarë do bëhet”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Krahas Getoarit, Luizi ka zbuluar se do të vijë edhe me disa bashkëpunime tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49121 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE