Meghan Markle në sytë e Princeshë Diana-s, rrëfehet mikesha e së ndjerës!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meghan Markle në sytë e Princeshë Diana-s, rrëfehet mikesha e së ndjerës!

Meghan Markle vazhdon të shihet me skepticizëm në Britani dhe intervista e fundit e saj ka ngritur shumë pyetje mbi rolin e Dukeshës së Sussex në prishjen e marrëdhënieve mes Princit Harry dhe të vëllait, William. Gazetarja dhe kolumnistja Tina Brown, një mikeshë e afërt e së ndjerës Princeshë Diana, është shprehur se princesha me shumë mundësi nuk do të kishe qenë fanse e nuses së djalit të saj të vogël.

Pohimet e Brown erdhën në 25 vjetorin e vdekjes së Princeshës së Uellsit. Gazetarja shtoi se ish-aktorja amerikane do të shihej nga vjehrra e saj e ndjerë si dikush që “po e drejton Harryn në një rrugë e cila nuk është e duhura për Princin”.

Unë nuk mendoj se Diana do të kishte qenë fansja e madhe e Meghan-it, por ajo do të kishte qenë e kënaqur, mbështetëse dhe e emocionuar që dikush nga raca e përzier po i bashkohej familjes mbretërore sepse Diana ishte kaq gjithëpërfshirëse.

Rikujtojmë se para dy ditësh, më 31 Gusht u shënua 25 vjetori i vdekjes së Princeshës Diana dhe në Paris u vendosën lule si dhe mesazhe në urën mbi nënkalimin ku princesha humbi jetën në një aksident automobilistik. Diana ishte vetëm 36-vjeçe kur limuzina që mbante atë dhe të dashurin e saj Dodi al-Fayed u përplas në tunelin poshtë urës ndërsa u largua me shpejtësi nga fotografët që po e ndiqnin me motoçikleta.

Ndërkaq, të tjera detaje kanë dalë në dritë nga jetesa e Princeshë Diana-s. Së fundmi, ish-badigardi i saj ka rrëfyer se ajo po planifikonte të transferohej në Amerikë me të dashurin Dodi Al-Fayed. Lee Sansum ka thënë se ky ishte plani i saj para vdekjes tragjike. Por a do i braktiste ajo djemtë e saj?! Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48587 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE