Eliona Pitarka tregon realitetin e një mamaje me dy fëmijë gjatë pushimeve: “Mos u gënjeni nga fotot”

vovalbania July 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eliona Pitarka tregon realitetin e një mamaje me dy fëmijë gjatë pushimeve: “Mos u gënjeni nga fotot”

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, ka nisur pushimet dhe ndryshe nga disa personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, ka postuar edhe ato momentet që s’kanë nevojë për filtra pasi tregojnë të vërtetat që ndoshta s’na pëlqen t’i tregojmë.

Në një postim në Instagram kur shfaqet duke ushqyer me.gji vajzën e dytë dhe me Galën afër, ajo shkruan:

“Mamaaa…o prindër që ta sqarojmë një herë e mirë këtë muhabet me këtë foto. Këtu jam duke u munduar të ushqej me gji pupushen time të vogël se po grindej, ndërkohë që Gala pati një shperthim xhelozie dhe më duhej ta qetësoja, sepse më donte vetëm mua, ndërkohë që pupushen nuk e hiqja dot nga gjiri se ishte e uritur. Pra kjo është përgjithësisht situata dhe gjendja kur jemi me pushime. Mos u gënjeni nga fotot që duket sikur çdo gjë është fushë me lule. Janë thjesht foto të bukura Instagrami ato.

Të kesh 2 fëmijë e sidomos kaq të vegjël e afër në moshë, pa diskutim që është e vështirë. Ka shumë të qara, shpërthime, sorrollatje e lodhje…POR ka pafund DASHURI! Këto kohë nuk do kthehen më kurrë, do të rriten e do të refuzojnë të vijnë në pushime me ne. Do të kenë teka e kapriço dhe do na marrë malli pafund. Le të te ulemi e të qetesohemi për një moment e të kuptojmë që na ka bekuar ZOTI me fëmijë të shëndetshëm, e qe gjithashtu vete na u kruajt byça hahaahahaha. 

Përtej shakasë e çdo gjëje tjetër ju lutem le të shijojmë vitet e para të jetës së tyre, vitet më të bukura për të cilat mua më merr malli që tani e më mbushen sytë me lot kur mendoj se nuk do flenë më në prehërin tonë, që nuk do i dëgjojmë non stop zërat e tyre të ëmbël. MAMA, Mami, ma, o maaaaa për çdo nevoje që kanë! Na i ruajttë ZOTI fëmijët e mendtë e kokës! ❤️ Ju duam.”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE