Parashikimi i motit, java nis me vranësira e kthjellime!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, java nis me vranësira e kthjellime!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i kalimit të një qendre të ulët presioni me origjinë nga pjesa juglindore dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më së shumti gjatë orëve të mesditës, si dhe me kthjellime. Priten reshje shiu të izoluara në pjesën juglindore të territorit, përqëndruar në relievet kodrinore-malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdet e në lugina, hera-herës era fiton shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/35
Diell

Kukës
16/30
Diell re shi

Lezhë
24/34
Diell re

Dibër
13/30
Diell re shi

Durrës
21/35
Diell re

Tiranë
22/35
Diell re shi

Elbasan
21/34
Diell re shi

Berat
18/34
Diell re shi

Vlorë
21/34
Diell re shi

Korçë
15/27
Diell re shi

Gjirokastër
12/34
Diell re shi

Sarandë
18/32
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE