“Patjetër që po!” Ky ish-banor pranon të marrë pjesë në “Big Brother Vip Albania 3”
vovalbania
July 22, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Që do të kemi një tjetër sezon të “Big Brother VIP Albania” kjo është e sigurt.
Ajo çka nuk dihet, të paktën ende, janë personazhet që pritet të jenë pjesëmarrës.
E teksa aludime të ndryshme qarkullojnë në rrjet, gazetari i njohur, Adi Pojani ka shprehur hapur dëshirën që të jetë pjesë e këtij reality show.
Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi”, ai u shpreh se me shumë dëshirë do merrte pjesë në sezonin e ardhshëm.
“Po, patjetër. Nëse do kem besim te ajo që do ky Big Brother, patjetër. Do tentoj të jem dikush tjetër”- tha Adi.