Upss! Kiara Tito vazhdon me programet në TCH, i zë vendin moderstores së njohur?

vovalbania July 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Kiara Tito vazhdon me programet në TCH, i zë vendin moderstores së njohur?

Në shtator nis sezoni i ri televiziv, e të gjithë jemi “sy e veshë” për të zbuluar se cilat do jenë programet e reja, e se kush do i moderojë.

Së fundmi, “Balkanweb” raporton se Kiara Tito është në bisedime për të qenë moderatorja e “Big Brother Fun Club”, duke u kthyer kështu në ekran pas përfundimit të “Kepi i VIP”-ave.

Duket se Megi Pojani s’do jetë më në krye të këtij programi që e moderoi sezonin e parë.

Kujtojmë se pak kohë më parë u përfol se Megi po jetë bashkëprezantuese me Bora Zemanin në “Dancing with the Stars”, në zonën e “Gold Room”.

Roli i Kiarës si moderatore në “Fun Club” ende nuk është konfirmuar, ndaj na mbetet të presim edhe pak muaj për të mësuar nëse lajmi është i vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE