Tragjike: Gjyshërit dhunojnë për vdekje mbesën 5-vjeçare pasi ndoti pantallonat

vovalbania July 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike: Gjyshërit dhunojnë për vdekje mbesën 5-vjeçare pasi ndoti pantallonat

Një histori tragjike është regjistruar në Çikago, SHBA, ku gjyshërit kanë rrahur për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare, pasi kishte ndotur pantallonat, duke mos treguar që kishte nevojë për të shkuar në tualet.

Ky fat tragjik ishte për Jadën e vogël, e ndërsa kanë qenë vetë gjyshërit që kanë njoftuar policinë, duke rrëfyer se janë të vetëdijshëm se ishin “më të ashpër se ç’duhej”.

Për fat të keq kjo nuk ishte hera e parë që gjyshërit kishin dhunuar të voglën, madje ato vetë kanë treguar se e kishin paralajmëruar mbesën se “nëse ndoste pantallonat, do e rrihnin me rrip”.

Gjyshërit janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje të shkallës së parë të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit të fëmijëve.

Burimi: /Iconstyle

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE