Dafina Zeqiri i përgjigjet kritikave të Elton Dedës dhe Aleksandër Gjokës?

vovalbania July 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dafina Zeqiri i përgjigjet kritikave të Elton Dedës dhe Aleksandër Gjokës?

Ditën e djeshme, kudo në rrjetet sociale dhe mediat rozë mori vëmendje kritika, ose më saktë kritikat, e artistëve Aleksandër Gjoka dhe Elon Deda ndaj Dafina Zeqirit. Për ju që mund ta keni humbur, këngëtarët respektivisht kritikuan faktin që Dafina nuk këndonte “live”, duke e ironizuar si “VIP”-e madhe, ndërsa po ashtu pati edhe kritika për këngën e saj të fundit me Alban Skënderajn, së cilës “nuk i merrnin vesh asnjë fjalë”.

Këto komente të artistëve, që në fakt prej dekadash janë të pranishëm në skenën e koncerteve dhe të live-t në Shqipëri, u pritën në mënyra të ndryshme nga publiku, me disa që i përkrahën dhe disa të tjerë që i dolën kundra sepse Dafina është Dafina.

E sa i takon vetë artistes, duket se ajo ka bërë një reagim së fundmi në profilin e saj në Instagram, teksa bashkangjitur një video-je ku performon një “eye rolling” shumë profesionale, me këngën “Zili Zili” në sfond, shkruan: M’tha, i thash.. Mos u shqetëso për atë që bëj unë, shqetësohu pse je i shqetësuar për atë që bëj unë”..

Mund të jetë një përgjigje direkte për Gjokën dhe Dedën, ose një reagim ndaj “hater”-ave në përgjithësi, këtë nuk e dimë, megjithatë Dafina i ka idetë e qarta…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE