Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha”

vovalbania July 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha”

Noizy ka folur për albumin “Alpha” dhe këngët e preferuara që ka nga ky album, të cilat lidhen edhe me jetën e tij.

“Në mesin e këngëve të atij albumi janë 5-6 këngë shumë të forta, komerciale, që sigurisht marrin më shumë klikime, por të preferuarat e mia janë këngët që kanë të bëjnë pak me jetën time”, u shpreh Noizy, duke veçuar “Alo, alo”, “Edhe sa” dhe “A je i lumtur.

Më tej, Noizy shpjegoi se pse janë të preferuarat e tij:

“Secila nga këngët e kanë diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’. Kënga ‘Alo alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët më personale të miat që kanë të bëjnë me jetën time disi, në njëfarë mënyre”.

Ai shtoi:

“Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time”, tha ai, duke shtuar edhe se të gjitha këngët do të këndohen live, me orkestër dhe theksoi diferencën e madhe që kanë projektet muzikore kur këndohen në një mënyrë kaq madhështore, me një organizim profesional.

Noizy tregon 3 këngët e preferuara nga albumi “Alpha”

“Alpha Show” do të vijojë traditën, duke ardhur sërish pranë adhuruesve të muzikës Hip Hop, më 4 gusht, në sheshin “Nënë Tereza” dhe Noizy bëri thirrje që të mos mungoni!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51014 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE